Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

NLB Banka dhe FKGK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për Dritaren GROW

Gazeta10
31 October 2023 - 18:04

NLB Banka është tashmë bankë partnere e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Në kuadër
këtij bashkëpunimi, sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për Dritaren GROW e cila do të
mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

Dritarja GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra, ka për qëllim të mbështes
investimet që rrisin efikasitetin e konsumit të energjisë dhe gjenerimit të energjisë për vetkonsum nga
burimet e ripërtëritshme, për NMVM-të. Duke ndarë rrezikun kreditor me bankat partnere, FKGK do të
ndihmoj në përmirësimin e kushteve të kreditimit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre
ndërmarrjeve.

Falë kapitalit prej gjashtë (6) milion Euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim -KfW, asistencës
teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumentit të ri-garantimit nga Korporata
Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC); dritarja GROW do të mbështes rimëkëmbjen ekonomike
përmes rritjes së investimeve të gjelbëra.

Me këtë rast drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, z. Besnik Berisha, deklaroi “Jemi
të lumtur që sot nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW edhe me një institucion financiar pra
NLB Bankën.

Duke marr parasysh përvojën shumëvjeçare në tregun e Kosovës dhe qasjen epërgjegjshme në kreditim, NLB Banka është një partner i rëndësishëm i FKGK-së në drejtim të realizimit
të objektivave të përgjithshme institucionale. Ky bashkëpunim me NLB, i cili nuk është i pari dhe as që
mendojmë se do të jetë i fundit, do të ndihmojë në realizimin e objektivave të qëndrueshmërisë për të dy
institucionet. Pra, në rastin konkret, Dritarja GROW ( Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra)
do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjes, përmes investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme
dhe efiçiencës së energjisë”.

Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka, u shpreh mirënjohës ndaj FKGK për
besimin dhe bashkëpunimin. “Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë ndaj
qëndrueshmërisë dhe përkushtimin tonë për të mbështetur investimet e klientëve tanë në energji të
ripërtërishme dhe drejt ndryshimeve pozitive. Kemi besim se ky bashkëpunim do të sigurojë rezultate të
jashtëzakonshme, duke na lejuar të fuqizojmë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme si dhe të krijojmë
një të ardhme më premtuese për të gjitha palët e përfshira.”

NLB Banka ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në kuadër
Dritares Standarde, Dritares Start-up, Dritares Gratë në Biznes dhe Dritarja Agro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.