
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të marrë pjesë në “Marshin e Lirisë”, aktivitet i cili synon të përcjellë mesazhin e unitetit, lirisë dhe mbrojtjes së vlerave të luftës, në prag të verdiktit final në Hagë.
Me këtë rast, qytetarët janë ftuar t’i bashkohen marshit në shesh, për të shprehur respektin ndaj sakrificës së atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe për të qëndruar së bashku në mbrojtje të vlerave të lirisë.
“Bashkohuni për liri, për të mbrojtur vlerat tona. Mirë se vini!” – është thirrja drejtuar qytetarëve.