Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këta janë disa nga nëntë ushtarët e rinj të vranë në pjesën veriore të Gazës (Foto)

Gazeta10
01 November 2023 - 9:39

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan për vrasjen e nëntë ushtarëve të tjerë gjatë luftimeve kundër Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës të martën.

Të gjithë ushtarët e vrarë, sipas ushtrisë izraelite, ishin të rinj: nga mosha 19 deri në 24-vjeçare, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtarët e Brigadës “Givati” u vranë, pasi një automjet i blinduar në të cilin ndodheshin ishte goditur nga një raketë kundërtanke me vetëdrejtim, e hedhur nga Hamasi. Katër ushtarë u plagosën në këtë rast, përfshirë një më seriozisht.

Ushtarët e Batalionit të 77-të u vranë, pasi tanku në të cilin ndodheshin ra në një mjet shpërthyes. Dy ushtarë të tjerë u lënduan seriozisht në këtë incident.

Të martën, ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë të Brigadës “Givati” iu vranë gjatë përleshjeve të ndara në Rripin e Gazës.

Po ashtu të martën, një ushtar tjetër i Batalionit “Rotem” u lëndua seriozisht në përleshje të tjera me militantët në Rripin e Gazës.

Për vdekjet e reja të ushtarëve, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha: “Rënia e luftëtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në beteja kundër terroristëve të Hamasit është goditje e fortë dhe e dhimbshme. Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e tyre të dashura.”

Ajo se cfarë është thënë dhe do të thuhet është vetëm një mënyr e shkruar nga të gjith të dhënat ani se ende nuk dihet se a ka ndjesi të shkruar edhe kjo arrihet me një mos marrveshje

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.