Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë dhe mirë ka bërë”-Behrami reagon për bastisjen në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Gazeta10
01 November 2023 - 10:37

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është duke u kryer bastisje në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Për këtë ka reaguar ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami duke thënë se Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë dhe sipas tij ka bërë mirë.

“Si 20-vjeçar, Ismail Syla ishte burgosur nga Serbia, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë se 8 vjet. Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë. Dhe mirë ka bërë”, ka shkruar Bajrami.

Sipas Behramit bastisja e sotme në shtëpinë e tij po bëhet me logjikë fashiste.

Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.