Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hidhet shorti i “Elite Round”, Prishtina 01 në grupin B

Gazeta10
02 November 2023 - 14:29

Është hedhur sot shorti i “Elite Round” në futsall në qytetin e Nyonit në Zvicër, pjesë e së cilit ishte edhe klubi kryeqytetas, Prishtina 01.

Prishtina 01 ishte në vazon e katërt, gjersa është shortuar në grupin B, aty ku janë edhe Benfica e Portugalisë, Dobovec i Sllovenisë dhe Kairat Almaty nga Kazakistani.  

“Elite Round” në futsall përfshin 16 skuadrat më të mira të Evropës, të cilat janë

ndarë në katër grupe nga katër ekipe.

Pas paraqitjeve spektakolare në Poloni dhe Lituani, kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, ka siguruar një vend në mesin e më të mirave.

Mikpritësit e këtij mini-kampionati janë konfirmuar, me Prishtinën 01 që do të jetë nikoqir i grupit B, me ndeshjet e këtij grupi që do të zhvillohen në Prishtinë.

Përballjet e “Elite Round” do të luhen nga 28 nëntori i këtij viti deri më 3 dhjetor, gjersa katër fituesit e grupeve do të luajnë në fazën finale më 2/3 dhe 4/5 maj të vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.