
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar sot se qendrat për regjistrim të automjeteve në katër komunat veriore do të punojnë edhe nesër. Sipas njoftimeve të deritashme qindra qytetarë në Veri po i konvertojnë targat në RKS.
Njoftimi i plotë
Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, Nr.01/170 të datës 30.10.2023, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.
Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.
Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.