
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga bashkëpartiakë në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë të çlirimtarëve ka vizitua familjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Me këtë rast Krasniqi ka shkruar se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, tha Krasniqi.
Ai tha se sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë.
“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, tha Krasniqi.