Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kryeredaktorja e revistës ruse largohet nga Moska

Gazeta10
06 September 2022 - 22:37

Yevgenia Albats, kryeredaktore e revistës The New Times, është larguar nga Rusia mes goditjes së vazhdueshme ndaj mediave të pavarura në vend.

Albats tha gjatë një transmetimi në kanalin e saj në YouTube më 5 shtator se ajo tani do të japë mësim në një universitet në Nju Jork.

“Pse e mora më në fund këtë vendim [për t’u larguar nga Rusia]? Do t’ju tregoj: sepse kisha tashmë katër çështje administrative kundër meje, më etiketuan si “agjente e huaj” dhe mu bë e qartë se do të më arrestonin brenda tri ose katër javëve”, tha ajo.

Akuzat kundër Pirogovas burojnë nga një postim në Twitter, në të cilin ajo komentoi në mënyrë sarkastike për rusët e varfër që shprehnin mirënjohje ndaj qeverisë që pagoi për funeralet e të afërmve të tyre që u vranë duke luftuar në Ukrainë.

Albats tha se ajo diskutoi vendimin për t’u larguar nga Rusia me politikanin opozitar të burgosur, Aleksei Navalny, i cili, siç tha ajo, e mbështeti në këtë ide.

Që kur Rusia filloi pushtimin e saj të vazhdueshëm të paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit, Albats u urdhërua të paguante gjoba të larta dy herë, për mbulimin e pavarur të të luftës, të cilën gjykatat e quajtën shpërndarje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë.

Demonstruesit brohorasin sllogane gjatë një aksioni kundër sulmit rus ndaj Ukrainës në Shën Petersburg, Rusi, më 27 shkurt 2022.

Shumë gazetarë, aktivistë, politikanë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia filloi agresionin në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. /rel/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.