
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur nga BDI-ja, ka fituar garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke lënë pas kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin.
Për këtë ka reaguar Ali Ahmet inga BDI, duke thënë se kjo është një fitore historike për Bervenicën.
“Fitore historike në Bërvenicë. Edhe një herë u dëshmua se uniteti dhe bashkimi triumfojnë mbi çdo interes të ngushtë. Gjithmonë qofshim bashkë”, ka thënë ai.