
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka reaguar pas tragjedisë së sotme në Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja tremuajsh janë gjetur pa shenja jete.
Në një postim në Facebook, ministrja Gërvalla ka thënë se është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji.
“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar Gërvalla duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Policia rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i moshës 65-vjeçare.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.