
Rusia ka refuzuar propozimin e Kievit për zgjatjen e armëpushimit në qytetin e Oleskit, në jug të Ukrainës, i cili ndodhet nën kontrollin rus.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i Presidencës ukrainase për agjencinë e lajmeve AFP, i cili konfirmoi se Moska nuk ka pranuar kërkesën për vazhdimin e ndërprerjes së luftimeve.
“Ne bëmë një propozim për ta zgjatur këtë armëpushim, por rusët nuk e duan atë”, deklaroi zyrtari ukrainas.
Armëpushimi pritet të përfundojë gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa refuzimi i Moskës lë të hapur mundësinë e rifillimit të luftimeve në këtë zonë.