Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti e Sveçla bëjnë homazhe në vendin e rënies së Enver Zymberit

Gazeta10
06 September 2022 - 23:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqërimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Këtë ata e kanë bërë në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

“Kurti e Sveçla kanë bërë homazhe në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe kanë vendosur buqeta me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.