Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak shkruan pas takimit me Bislimin thotë se janë “pajtuar për hapat e radhës”

Gazeta10
06 November 2023 - 22:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vetë Lajçak ka shkruar në platformën X për këtë takim me Bislimin, duke treguar se janë “pajtuar për hapat e radhës”.

Në këtë takim është diskutuar që siç thotë Lajçak nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit.

Emisari evropian thotë se kjo duhet të bëhet pa vonesa dhe parakushte.

‘”Sapo u takova me zëvendëskryeministren e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.