Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elbasan: Kapet heroinë e trafikuar nga Maqedonia e Veriut, prangosen dy persona

Gazeta10
11 June 2026 - 13:43

Një sasi prej 1 kilogrami heroinë është sekuestruar nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimet dokumentuan aktivitetin e dy shtetasve që dyshohej se po transportonin heroinë të trafikuar nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Automjeti tip furgon me të cilin udhëtonin shtetasit 32 vjeç, banues në Strugë, dhe 45 vjeç, banues në Durrës, u ndalua për kontroll në aksin rrugor Bulqizë-Librazhd, raporton Abc News, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të detajuar, efektivët gjetën një çantë shpine të fshehur në gomën e pasme të automjetit, ku ndodhej 1 kilogram heroinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike ishte siguruar nga shtetasi L. G. në Maqedoninë e Veriut dhe ishte futur në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër. Më pas ajo do t’i dorëzohej shtetasit A. B., i cili dyshohet se do ta shiste në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, furgoni tip “Fiat”, dy telefona celularë, si dhe 40 mijë lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.