
Në vazhdimin e dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, Gjergj Dedaj thotë se përveç luftës me Serbinë ai vazhdon të ketë luftë edhe për zbardhjen e bisedave gjatë asaj kohe.
Sipas tij këtë po e paguan vetë Dedaj dhe familja e tij.
“Lufta ime këto 25 vjet ka qenë edhe zbardhja e të vërtetës të bisedave që i kemi pasë në Qirez dhe në Baicë”.
Tutje ai përmendi edhe shkarkimin e tij nga pozita si ambasador.
“Familja ime po e paguan më së shtrenjti, bile e kena pagu edhe me shkarkim nga pozita e ambasadorit”.