
Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë për të ndjekur nga afër koncertin e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën e saj, transmeton Gazeta10.
“Do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falënderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur!” tha Rita në Gjuhën Shqipe, teksa nisi të performojë.
Një video të koncertit e ka publikuar edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ku shihet një numër i madh i pjesëmarrësve./Gazeta10