
Këngëtarja e njohur nga Drenica, Dafina Dauti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Kosova po pret”.
Kënga, e mbushur me emocione dhe mesazh të fuqishëm, vjen vetëm pak ditë para vendimit të shumëpritur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes këtij projekti, Dafina përcjell mesazhin e pritjes, shpresës dhe mbështetjes për çlirimtarët, në një kohë kur vëmendja e shumë shqiptarëve është e kthyer drejt Hagës.
Artistja nga Drenica kohëve të fundit ka qenë e pranishme edhe në aktivitete të shumta të organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke u bërë pjesë e iniciativave që kanë përcjellë mesazhin “Kosova po pret”.
Tashmë ky mesazh është sjellë edhe përmes muzikës, në këngën më të re të Dafina Dautit.
Ndiqeni të plotë këngën “Kosova po pret”: