Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pa kolona në kufijtë e Kosovës, pritje minimale në të gjitha pikat

Gazeta10
06 September 2026 - 18:12

Situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, pa kolona të gjata të automjeteve dhe kamionëve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën Hani i Elezit, ku në hyrje të automjeteve pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa kolona raportohet rreth 100 metra.

Në dalje, pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare, kolonat për automjete janë zero, ndërsa pritjet mbeten minimale.

Edhe për kamionët situata është e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona në hyrje apo dalje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.