Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sherifi: Qeveria Kurti e ka çuar në nivel të lartë punësimin e familjarëve në institucione

Gazeta10
06 September 2022 - 23:35

Bilall Sherifi nga NISMA ka akuzuar qeverinë Kurti për nepotizëm e siç thotë ai punësime familjare në konkurse nëpër institucionet publike.

Ai në Prime Time ka thënë se kryeministri Kurti ka ardh në pushtet përmes populismit, dhe se me të ai nuk mund të qëndrojë gjatë, shkruan Gazeta10.

“Me populisëm mundesh me ardh në pushtet, por s’mundesh të qëndrosh në pushtet me të. Në opozitë mundesh me thanë që kusherinjtë, vllaznit e motrat nuk janë për Qeveri. Kjo qeveri e ka çuar në një nivel shumë më të lartë nepotizmin e punësimet familjare, do të shihni në muajt në vijim se të tjerët nuk do të kenë mundësinë tu afrohen konkurseve le më të pranohen. Do të jenë të gjithë njerëz të VV-së”, tha Sherifi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.