
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai është marr në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, Dedaj gjatë përgjigjjeve të tij ka thënë se Presidentit Thaçi nuk ka asnjë përgjigjësi për situatën në Qirezin dhe Baicë.
Gjergj Dedaj ka thënë se Hashim Thaçi i ka shpëtuar atë dhe të ndaluarit e tjerë në fshatin Qirez të Skenderajt më 1998.
Avokati:Ju keni thënë si edhe i keni kërkuar trupit gjykues dhe prokurorisë që kanë të bëjnë me gjëra të caktuar të gjendjes politike . A është e sakt kjo?
Dedaj: Dëgjoni të gjitha deklaratat e mija prej sot e asaj dite e kam kuptuar dhe mu ka dashur kohë që të kuptoj se kush ka folur bashkë me mu, po ashtu grupi i cili është përplasur me ne, sot asaj dite nuk kom qef me dek pa e dit kush janë ata emra e ata njerëz. Unë e kam vizituar sërish Qirezin dhe kam biseduar, kam mbledhur informata dhe jam bind se presidenti Hashim Thaçi as ni faj ma të vogël nuk e ka pasë për atë situatë në Qirez. Është absolutisht i pafajshëm, bile e falënderoi sepse mos të kishte qenë ky në atë moment atje nuk e di se çka do të kishte ndodhur me ne.
Ai tha se ndihet i kërcënuar pas marrjes në pyetje në Speciale dhe u shpreh se ka marrë shumë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale.
Dedaj: Jam brengos shumë sepse dje kam marrë qindra ofendime nga milionat e Facebook-ut. Bile nuk kam arrit me flejt dje. Unë jam duke e pësuar, dhe ka hakmarrje edhe ndaj fëmijëve të mi në vendet e tyre të punës