Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati kritikohet nga opozita: Po mbështeten komunat e VV-së

Gazeta10
08 November 2023 - 15:28

Me debate e kundërshtime është përcjellë diskutimi rreth Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024 në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

 Kritikat u adresuan në shumën prej 1 miliard euro për subvencione, ndërsa vetëm 200 milionë euro për investime kapitale.

Aty u tha se 805 milionë euro do të shkojnë për paga dhe mëditje gjatë vitit 2024, ndërsa buxheti në total për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, shpjegoi në detaje sa i përket këtij buxheti.

“Ky buxhet do të shkojë në implementimin e Ligjit për Paga, prioritizimin e fushës së arsimit, sportit meqenëse jemi organizatorë për lojërat olimpike 2030. Buxheti për vitin e ardhshëm si tërësi i shpenzimeve, pra gjithsej shpenzimet buxhetore janë 3 miliardë e 314 milionë euro. Kjo pastaj financohet nga të hyrat buxhetore që janë 3 miliard e 28 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër parashihet që të jetë deficit dhe i cili financohet përmes huamarrjes së jashtme dhe të brendshme”.

Murati tha se mbushja e këtij buxheti është bërë falë “mbylljeve të kanaleve të kontrabandës”.

Mirëpo, Shala tha se Qeveria ka diskriminuar komunat e mëdha, ndërsa ka mbështetur ato që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Investime e reja nëpër komunat. Komuna e Shtimes i ka 1.1 milion euro, ndërsa Skenderaj vetëm 15 mijë euro. Edhe Prishtina ka më pak se Shtimja projekte të reja investive”, u shpreh Shala, teksa kritika pat edhe për uljen e buxhetit për kategoritë e dala nga lufta.

Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se me këtë buxhet nuk do të mund të jetësohen shumë premtime.

“Me këtë buxhet që e keni parapa është e pamundur që të përmbushet programi qeverisës. Te çerdhet në këtë buxhet nuk mund të ndërtohen aq sa janë premtuar, për banim social, ka qenë premtim shumë i madh, sigurimet shëndetësore. A do të thotë se në vitin 2024 nuk do të nisim me sigurime shëndetësore”, pyeti Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.