Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolshi: Është e mundur zgjedhja e njëkohshme e Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit

Gazeta10
30 June 2026 - 19:13

Njohësi i çështjeve kushtetuese nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Melos Kolshi, ka deklaruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk përmban një dispozitë që përcakton në mënyrë të qartë se cili institucion duhet të zgjidhet i pari – Presidenti apo Qeveria.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Kolshi tha se procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit dhe formimin e Qeverisë janë të rregulluara veçmas, por nuk ekziston një normë që imponon një rend kronologjik ndërmjet tyre.

Sipas tij, në situata të ndryshme institucionale, rrjedha e proceseve mund të varet nga rrethanat kushtetuese dhe zhvillimet politike, ndërsa interpretimi duhet të mbështetet në Kushtetutë dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e plotë dhe deklaratat e Melos Kolshit mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.