Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbyllet pjesa e parë mes Astanës dhe Ballkanit

Gazeta10
09 November 2023 - 17:21

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Astanës dhe Ballkanit në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Konferencës.

Qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kampioni i Kosovës rrezikoi me anë të Almir Kryeziut, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe jashtë porte.

Ballkani vazhdoi me një dominim të lehtë ndaj vendasve, duke kërkuar që të kalonte në epërsi.

Në minutën e 33-të, Kryeziu bëri një goditje që e detyroi portierin e Astanës të intervenonte.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve pa treguar ndonjë rast të madh për gol.

Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, me dy skuadrat që do të synojnë fitoren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.