Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet e ditës për sot

Gazeta10
07 Shtator 2022 - 6:23

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)

10:00 – 12:30

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit të ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 58. kurse hapja e ofertave bëhet nga ora 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë) 

10:00

Lansohet skema e granteve për partneritetet kërkimore universitete-biznese. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)

10:00

Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze)

11:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit)

12:30

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit)

13:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindja)

13:00

Partia Socialdemokrate mban aktivitet në oborrin e QKUK-së. (Oborri i QKUK-së)

13:45

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit)

14:35 – 16:20

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës.

Agjenda:

Ora 14:35 – Takim me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Salla C301)

Ora 15:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė, kryesuese e Komisionit dhe Halil Thaçi, zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani.

Ora 15:35 – Takim me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës (Salla C301)

Ora 16:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė dhe Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës)

17:00

Subjekti i ri politik “Guxo” mban Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv. (Hotel “Emerald”)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.