
Në emisionin “Politiko” me musafir në studio si dhe me analistë është diskutuar deklarata e Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier të cilën e ka thënë sot ai në një konferencë për media.
Debatet menjëherë nuk kanë munguar në studio për deklaratat e të cilën e tha Ambasadori amerikan, ku komentatori politik Halil Matoshi bashkë me Shqipe Pantina anëtaren e LDK-së ka ngjallur një debat, ku Matoshi i’u është drejtuar Pantinës “pse s’po i kërkon falje popullit”.
“Zonjë e nderuar a mundemi me dal mi kërku qiti popullit qe ja kemi humbur dhjetë vite mi kërku falje a mujm”, ka thënë Matoshi.
Menjëherë pas kësaj ka reagur edhe anëtarja e LDK-së.
“Pse spo më lenë me përfundu, ku e din çka pata me thënë unë , ti nuk po më lenë ta përfundoj mendimin, a mundem me përfundu”, ka thënë Pantina.