Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla me një kërkesë ndaj BE-së, kërkon qëndrim më të qartë për sulmin e Banjkës

Gazeta10
14 November 2023 - 12:08

Kryediplomatja Donika Gërvalla dje mori pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në fjalën e saj, Gërvalla theksoi “nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Europian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës”.

Në prag të këtij takimi, Gërvalla po ashtu takoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja Gërvalla paraprakisht pati takim edhe me Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë, me ç ‘rast diskutuan situatën e sigurisë, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve tona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.