Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde me mesazh për vendet e Ballkanit: Para anëtarësimit duhet të zbatojnë atë që është e nevojshme

Gazeta10
14 Nëntor 2023 - 13:32

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i rregullt në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor është thelbësore.

Sipas tij plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara dhe se tani ju takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme.

“Shkëmbim i rregullt mes Ministrave të Jashtëm të BE-së@JosepBorrellF dhe homologët të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore. Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, ka shkruar ai në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.