
I ftuar në emisioin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ish deputeti i LDK-së dhe tani kandidat për kryetar të kësaj partie Faton Bislimi ka thënë se tani është koha që SHBA-të të marrin ‘në dorë’ dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tutje tha që i vetmi vend ku mund t’i vihet kapaku Asoaciacionit është Uashingtoni.
“Pa involvim dhe insistim direkt të SHBA-së ne do të mbesim në këtë sag të dialogut me Serbinë”, tha Bislimi.
Ai tutje tha që këtë na e dëshmon edhe historia ku pa insistimin e SHBA-së nuk do ta kishim Rambujenë, as pavarësinë.
“Kjo ndoshta do të jetë hera e tretë që një “enough is enough” i SHBA-ve do ta përfundojë njëherë e mirë dialogun me Serbinë”, tha Bislimi. /Gazeta10/