Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmin për Gazeta10: Tre të lënduar në një aksident në Vranidoll

Gazeta10
07 Shtator 2022 - 12:12

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll, raporton Gazeta10.

Këtë e konfirmoi për Gazeta10, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor” – tha Borovci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.