Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Prishtina Parking lirisht mundet me organizu dasmë veç vet pasi e gjithë LDK-ja është punësu aty

Gazeta10
16 November 2023 - 13:56

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë seancës plenare të Kuvendit ju replikoi disa deklaratave të deputetëve të cilët thanë se mund të bëhet një dasmë me Qeverinë e Kosovës sa i përket të punësimit të familjarëve.

Murati thotë se Prishtina Parking duhet të bëjë dasmë vetvetiu pasi të gjithë nga partia e LDK-së janë të punësuar aty, raporton Gazeta10.

“U tha se ne kemi punësuar familjarë që mund të bëhet darsma me Qeverinë, fakt Prishtina Parking lirisht mundet me organizu dasmë veç vet pa kërkon tjetër më një fotografi që e pash ku e gjithë LDK-ja ishin mbledhur aty, bile bile nuk e di qysh PDK-ja po pranon që veq LDK me i pasë personat e punësuar, ose e kanë ndonjë të punësuar PDK-ja por nuk e dim ne”, tha ai në Kuvend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.