Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtori i Policisë: 167 shtetas të arrestuar për pesë ditë, 7 policë janë pezulluar

Gazeta10
17 October 2026 - 16:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë. Ai ka folur edhe për raportimet se Policia ka gjuajtje me plumba gome. Sipas tij, plumbat e gomës janë të lejuar, por në mënyrë të kufizuar. 

Në një konferencë për media, Hita njoftoi gjithashtu se shtatë policë janë pezulluar nga detyra, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave.

Ai ka thënë se policët janë udhëzuar t’i zbatojnë procedurat standarde gjatë tubimeve të dhunshme, duke mohuar se kanë marrë urdhra për të vepruar në kundërshtim me procedurat dhe standardet e punës.

Hita bëri të ditur se 132 pjesëtarë të policisë janë lënduar gjatë protestave, disa prej të cilëve janë ende në spital. Sipas tij, policët janë sulmuar me gurë, pllaka, bomba molotov dhe sende metalike.

Kreu i Policisë së Shtetit paralajmëroi gjithashtu për thirrjet në rrjetet sociale për sulme ndaj policisë, duke thënë se edhe të shtunën janë publikuar mesazhe që nxisin përdorimin e mjeteve të ndryshme kundër efektivëve.

Protestat në Tiranë janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.