Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama njofton se Shqipëria ndërpret raportet me Republikën Islamike të Iranit, shkak sulmet kibernetike (VIDEO)

Gazeta10
07 September 2022 - 12:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftua se Shqipëria ka shkëputur raportet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si shkak i sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se në korrik Shqipëria është përballur me një sulm të rëndë kibernetik.

“Me 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik i cili kishte për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se ky sulm nuk e ka arritur qëllimi e tij dhe se ka dëme të vogla.

“Sulmi nuk ka arritur qëllimi. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet konsiderohen të vogla”, ka thënë më tej Rama.

Tutje, Rama ka thënë se ky sulm nuk ka qenë individual dhe as grupor por një agresion shtetëror.

“Në bashkëpunim me njësit e specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht pa asnjë fije dyshimi se sulmi i 15 korrikut në Shqipëri nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik por një agresion shtetëror”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se sulmi kibernetik i 15 korrikut ka qenë i orkestruar dhe i sponzorizuar nga Irani.

“Agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponzorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulme ndaj Shqipërisë”, ka shtuar më tej Rama.

Rama ka thënë se për sulmin në fjalë janë informuar të gjithë partnerët si dhe të njejtëve u janë prezantuar dhe rezultatet e hetimeve.

“Ne kemi informuar aleatët tanë strategjik, vendet partnere të NATO-së, si dhe vendet e tjera mike me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë”, ka thënë me tej Rama.

Më pas, Rama ka njoftuar për ndërprerjen e menjëherëshme të raporteve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.

“Nisur nga sa më lartë, Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm, ndërprerjen e marrëdhënieve dipomatike me Republikën Islamike të Iranit”, ka thënë Rama. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.