Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shtyhen dy ndeshje të xhiros së nëntë në basketboll

Gazeta10
17 November 2023 - 16:29

Janë shtyrë dy ndeshje të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, që do të zhvillohet këtë vikend. Prej katër ndeshjeve sa janë në program, dy prej tyre janë shtyrë dhe do të luhen në fund të këtij muaji.

Duelet mes Pejës e Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës e Trepçës, të parapara të luhen të dielën, do të zhvillohen më 29 nëntor. “Dashamirë të KB Peja, iu njoftojmë se ndeshja e paraparë të luhet këtë fundjavë kundër Proton Cable Prizrenit, nuk do të luhet. Ndeshja është shtyrë për datën 29 Nëntor pas miratimit të të dy klubeve dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës”, ka shkruar KB Peja në njoftim.

Arsyeja e shtyrjes është bërë për shkak të angazhimeve që i kanë Peja dhe Trepça në FIBA Europe Cup, ku mesjavën e ardhshme luajnë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Megjithatë, të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së nëntë. Prej orës 17:00, Vëllaznimi do të përballet me Bashkimin në Gjakovë, ndërsa dueli tjetër është ai ndërmjet Istogut dhe Golden Eagle Yllit, i cili starton në orën 19:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.