Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sylvinho nuk e përfshin Muçollin në ekip ndaj Moldavisë

Gazeta10
17 November 2023 - 16:30

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka vendosur ta lë në tribunë, sulmuesin e krahut, Arbnor Muçollin për ndeshjen ndaj Moldavisë.

“Panorama Sport” ka shkruar se tekniku brazilian tashmë ka vendosur për 23 lojtarët, në të cilët llogarit për duelin me Moldavinë, i cili luhet sot prej orës 18:00 dhe i takon Grupit I kualifikues.

Muçolli që bën karrierë te Goteborgu në Suedi, do të jetë në tribunë për këtë ndeshje, në të cilën Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë për ta konfirmuar kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.