Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

E konfirmuar: Arrestohen tetë doganierë dhe një polic

Gazeta10
18 November 2023 - 12:00

Aksioni i sotëm në veri dhe disa komuna tjera ka rezultuar me arrestimin e 8 doganierëve e një polici.

 Aksioni është zhvilluar në njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme Kosovës.

Sot në orët e hershme, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë zhvilluaraksion në 11 lokacione të ndryshme me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se nga ky aksion janë arrestuar nëntë persona, ku tetë prej tyre janë doganier dhe një tjetër polic.

Të arestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.