Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Gjilan, rezulton rast i vetëgjyqësisë

Gazeta10
17 June 2026 - 15:44

Këtë të mërkurë, në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, grumbullimit dhe analizimit të provave materiale, policia ka bërë të ditur se hetuesit kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk përmban elemente të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, por ekziston dyshimi se është kryer vepra penale “Vetëgjyqësi”.

Automjeti në fjalë është lokalizuar, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale në lidhje me rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.