
Avokati, Blerim Mazreku është zgjedhur kryetar i Odës së Avokatëve, dega Regjionale në Prizren.
Gjatë kuvendit zgjedhor të degës së AVK-së në Prizren, avokatët kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Prizren. Nënkryetar i Degës Regjionale në Prizren u zgjodh av. Gentian Krasniqi, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati Dardan Morina.
Avokatët e Regjionit në Prizren, zgjedhën 9 (nëntë) delegatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale.
Njoftimi i plotë: