Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thaqi priti përfaqësuesit e Ambasadës Britanike, u diskutua për reformat në gjyqësor

Gazeta10
23 July 2026 - 11:45

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim zëvendësshefen e Misionit të Ambasadës Britanike në Kosovë, Agnes Allens, të shoqëruar nga shefja e Sundimit të Ligjit, Margaret Belof, dhe zyrtarja për Zbatimin e Politikave për Sundimin e Ligjit, Altina Besimi.

Sipas njoftimit të KGJK-së, gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, avancimin e llogaridhënies në sistemin gjyqësor, si dhe vazhdimin e mbështetjes për zbatimin e reformave që synojnë rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Kryesuesi Thaqi falënderoi Ambasadën Britanike për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sistemit gjyqësor të Kosovës, duke theksuar se partneriteti me institucionet ndërkombëtare mbetet i rëndësishëm për zhvillimin institucional dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës Britanike vlerësuan bashkëpunimin me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për ta thelluar atë edhe më tej.

“Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike vlerësuan partneritetin e deritanishëm me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për ta thelluar atë edhe më tej, përmes iniciativave që synojnë konsolidimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.