Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet futja e mbi 35 mijë eurove të padeklaruara në kalimin kufitarë në Vërmicë

Gazeta10
18 November 2023 - 16:03

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen ilegale të rreth 35 mijë eurove nga kalimi kufitar në Vërmicë.

Sipas Doganës, gjatë pyetjes zyrtare, drejtuesi i automjetit mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim dhe pas kësaj, mjeti është përzgjedhur për një kontroll të detajuar në vijën e dytë të procedurës së kontrollit.

Në njoftim bëhet e ditur se si rezultat i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 euro dhe në përputhje me ligjin është konfiskuar 25% e vlerës totale kurse pjesa e tjetër është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme.

“Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme”-  thuhet në njoftim.

Dogana bën të ditur se ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.