Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia jep detaje për shpërthimet e mbrëmshme në veri

Gazeta10
19 November 2023 - 8:28

Mbrëmë pas mesnatës është raportuar për disa shpërthime në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për media se ka informacione për dy detonime.

“Ka pas informacione që ne Mitrovica Veri kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktu nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër por mund të sigurojmë që Veriu i vendit është i sigurt”, ka thënë ai.

Mirëpo ai nuk ka më shumë detaje se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zhurmë që në të shumtë e rasteve bëhet fjalë për mjete piroteknike./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.