Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermania planifikon të ndalojë alkoolin në stacionet e trenit

Gazeta10
21 July 2026 - 23:51

Pirja e alkoolit nuk do të lejohet më në platforma ose në hollet e stacioneve hekurudhore. Ai do të mbetet i lejuar në restorante dhe bare.

Ndërmarrja e hekurudhave Federale e Gjermanisë, Deutsche Bahn planifikon të ndalojë alkoolin në të gjitha 5,400 stacionet e veta të trenit. Ndalimi është planifikuar të hyjë në fuqi në mesin e tetorit, transmeton albinfo.ch. Gazeta “Bild” ishte e para që raportoi për planet.

Pirja e alkoolit, sipas këtij plani nuk do të lejohet më në platforma ose në hollet e stacioneve hekurudhore. Ai do të mbetet i lejuar në restorante dhe bare.

Kompania hekurudhore shpreson se ndalimi do të rrisë sigurinë dhe do të zvogëlojë mosmarrëveshjet që lidhen me alkoolin.

Konsumi i alkoolit është tashmë i ndaluar në stacionet kryesore të trenave të qyteteve të mëdhenj si Frankfurti, Këlni dhe Hamburgu, ku janë raportuar përvoja pozitive.

Shkelësit e përsëritur do të përballen me një ndalim të përhershëm nga ambientet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.