Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korqa: Rrënimi i vilave në Ujman lidhet më shumë me mbrojtjen e mjedisit sesa me politikën

Gazeta10
21 July 2026 - 23:03

Analisti politik Burim Korqa, i ftuar në emisionin “Adresa”, ka komentuar aksionin e sotëm për rrënimin e 11 vilave në zonën e Ujmanit, duke e cilësuar atë si pjesë të procesit të stabilizimit të veriut të Kosovës.

Sipas Korqës, Liqeni i Ujmanit është një nga asetet më strategjike të Republikës së Kosovës, me rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë të pijshëm.

“Ky është vazhdim i kthimit të stabilizimit në veri të Kosovës. Liqeni i Ujmanit është një ndër asetet më strategjike të Republikës së Kosovës, i cili i shërben vendit në shumë sfera. Në veçanti, ai furnizon me ujë të pijshëm pjesën veriore, por edhe rajonin e Prishtinës, prandaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, deklaroi Korqa.

Ai theksoi se rrënimi i objekteve pa leje duhet parë kryesisht nga këndvështrimi i mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së burimeve ujore.

“Rrënimi i këtyre vilave më shumë ka të bëjë me ambientin dhe ndotjen e mjedisit, sidomos të ujit të pijshëm, si dhe me problemet që i shkaktohen Liqenit të Ujmanit, sesa me politikë”, u shpreh Korqa. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.