Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për rrënimin e vilave në Ujman: Veriu nuk duhet të përdoret për poena politikë

Gazeta10
21 July 2026 - 22:51

Komentatori politik Krenar Shala, i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka komentuar aksionin e sotëm për rrënimin e 11 vilave në zonën e Ujmanit, duke vlerësuar se zbatimi i ligjit është pozitiv, por ka shprehur rezerva për mënyrën se si, sipas tij, trajtohet veriu i vendit.

Shala tha se ka krijuar përshtypjen se veriu po përdoret për përfitime politike.

“Kam fillu me pas një përshtypje se po e përdorin veriun veç për poena. Mezi po presin me ndodh diçka me shku në veri, hajde media. U kanë pak irrituese. Po mëshoj edhe vilave diku poshtë anej, jo vetëm në veri”, u shpreh ai.

Sipas Shalës, aksionet kundër ndërtimeve pa leje duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e Kosovës dhe jo të fokusohen vetëm në veri.

Ai shtoi se, megjithëse e konsideron pozitiv rrënimin e ndërtimeve pa leje, nuk e ka përjetuar me entuziazëm të veçantë.

“Ka fillu pak mu bo irrituese. Është gjë pozitive që po ndodh… nuk jam ni aq i lumtur, i lumtur, por pak si idhtë disi”, deklaroi Shala. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.