Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq me detaje: Edhe 75 vila në procedurë për rrënim

Gazeta10
21 July 2026 - 23:21

Gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branislav Kërstiq, ka deklaruar se, sipas informatave që ai pretendon se i ka nga burime qeveritare, rreth 75 vila të tjera në zonën e Veli Bregut dhe Çeqevit janë në procedurë për rrënim.

Kërstiq ka thënë se bëhet fjalë për objekte që janë në pronësi të personave të cilët kanë qenë ose janë pjesë e strukturave udhëheqëse të Listës Serbe.

Sipas tij, veprimet e pushtetit aktual ndaj këtyre pronave mund të kenë ndikim edhe te pronarët e tjerë të objekteve në atë zonë.

“Bëhet fjalë për prona të njerëzve që kanë qenë ose janë në kreun e Listës Serbe. Më duket se politika e pushtetit aktual është që të veprojë kundër kreut politik, dhe kjo mund të jetë edhe një stimulues për pronarët e tjerë”, ka deklaruar Kërstiq në emisionin “Adresa” në Kanal 10.

Ai ka folur edhe për raportet mes institucioneve të Kosovës, komunitetit serb në veri dhe Beogradit zyrtar, duke thënë se nuk pret një rezistencë serioze nga popullata serbe nëse Beogradi nuk e mbështet atë.

Kërstiq ka ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën se si këto zhvillime mund të perceptohen jashtë Kosovës.

“Çfarë pamje jemi duke i dërguar botës?”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.