
Zlatan Ibrahimovic vazhdon të lidhet me një rikthim në AC Milan, në një rol jashtë fushës pasi u pensionua nga futbolli.
Disa burime pohojnë se është vetëm çështje kohe para se të shpallet zyrtarisht kthimi i Ibrahimovic në Milano.
Suedezi ka qenë i lidhur me një rol që do ta shihte atë të ishte ngjitësi midis drejtuesve dhe skuadrës, raporton gazeta10.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale besohet se ka zhvilluar raunde të shumta bisedimesh me Ibrahimovic, gjë që është një dëshmi se sa shumë ai vlerëson njohuritë dhe përvojën e grumbulluar nga sulmuesi gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar.
Ibrahimovic ishte i ftuar në Çmimin e Madh të Formula 1 në Las Vegas dhe foli për Sky nga pista para garës, me komentet e tij të transmetuara nga PianetaMilan.
“Jam i lumtur që jam këtu, të gjithë e dinë që jam një tifoz i madh i Ferrarit. Në Amerikë marketingu është i ndryshëm, gjithçka është e ekzagjeruar në një mënyrë pozitive”, ka thënë ish sulmuesi i Milanit.
“Këtu është një spektakël dhe shpresojmë që ndeshja të jetë e njëjtë. Milano? Le të shohim, le të shohim… le të flasim, le të flasim”, ka thënë Ibrahimovic duke nxitur dyshime se rikthimi i tij në Milano është real. /Gazeta10/