Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti i quan të paharruara e të pafalshme krimet e Serbisë në Kosovë

Gazeta10
19 November 2023 - 11:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë janë të paharruara e të pafalshme.

I pari i Qeverisë ka kujtuar se Diturije Deliun, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998.

“I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së”, ka shkruar Kurti në faqën e tij zyrtare në Facebook, raporton gazeta10.

Shkrimi i plotë:

Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.

Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.

Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.

E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.

I kishte vetëm 95 ditë.

Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.

I përjetshëm është kujtimi për të.

Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.