
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, nesër do të fillojë vizitën në Ballkan, ku në mëngjes do të vizitojë Bosnjë Hercegovinën, ndërsa pasdite do të mbërrijë në Kosovë.
Stoltenberg sipas njoftimit të NATO-s do të takohet ne presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe më pas do të vizitojë Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’iu adresohet trupave.
Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.
