Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Beha: Ishte premtuar kualifikimi kur u hedh shorti për këtë cikël kualifikues, si tifoz jam shumë i dëshpëruar

Gazeta10
19 November 2023 - 23:16

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Besian Beha, gazetar dhe tifoz i kombëtares së Kosovës.

“Në ditën e hedhjes së shortit, presidenti i FFK-së kishte dalë me deklaratë se Kosova do të përfundojë këtë cikël kualifikues si e para në grup, andaj edhe jam i zhgënjyer me këto performanca” – tha ai.

Në vazhdim, ai foli për vendimet e marra të FFK-së në disa aspekte.

“Presidenti i FFK-së ka besuar në një trajner të gabuar, është dashur të jetë më konkret në vendimet e tij.” – shtoi ai.

Beha komentoi rreth kundërshtarëve të Kosovës.

“Në këtë grup jemi ballafaquar me Rumaninë më të dobët viteve të fundit, me Izraelin që ka pasur probleme kohëve të fundit dhe me Zvicrën që është larg asaj Zvicre që jemi mësuar ta shohim.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.