
Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca plenare e ditës së sotme, kur pritej të diskutohej projektligji më i rëndësishëm i vitit “Projekt Buxheti 2024”
Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.

Ndërsa kundërshtuan vendosjen e Gardës në Kuvend, ata ndezën flakadanë, ku njëri prej tyre mori flakë.
Mes kaosit dhe debateve maxhorancë opozitë, “Projekt Buxheti 2024” u miratua në parim.
