Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ky është personi që vdiq në aksident në Janiqishtë të Malishevës, varroset nesër

Gazeta10
11 August 2026 - 10:32

30-vjeçari Jetmir Sopaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Janqishtë të Malishevës.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 12 gusht, në orën 14:00, në varrezat e këtij fshati.

Për rastin tragjik është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK, pas mesnatës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.